Maqedonia, në 2014 anëtare e NATO-s
Maqedonia me shumë mundësi dotë bëhet anëtare e NATO-s vetëm në vitin 2014, kur është paralajmëruar Samiti i radhës pas Çikagos, informon agjencia e lajmeve INA. Anëtarësimi megjithatë do të jetë në pikëpyetje nëse deri atëherë Shkupi nuk do të ketë zgjidhur problemin e emrit me Greqinë.

Aleanca e Atlantikut të Veriut në çdo dy-tre vjet organizon Samite apo takime të niveleve të larta për të shqyrtuar, analizuar dhe marrë vendime lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë globale.

Vendimet e NATO-S miratoheN me konsensus unanim të 28 shteteve anëtare, prandaj dhe një veto e Greqisë në çdo kohë do ti thoshte jo anëtarësimit të Maqedonisë.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Klinton ka deklaruar në Çikago se Samiti i ardhshëm do të ketë si synim zgjerimin dhe pranimin e anëtarëve të reja, duke përmendur katër shtetet kandidate: Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnjë – Hercegovinën dhe Gjeorgjinë.

Për Maqedoninë, sekretarja Klinton ka përmendur nevojën për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë dhe pastaj marrjen e ftesës.

Mediat greke kanë paralajmëruar se pa zgjidhjen e emrit, Shkupi do të ngelet jashtë agjendës së pranimit në NATO.

Samiti i radhës i NATO-s është paralajmëruar për 2014, duke paralajmëruar edhe sfida të reja për Aleancën e Atlantikut Verior.

Maqedonia tashmë ka humbur dy Samite të radhës, ate të Bukureshtit dhe të Çikagos, duke mos u radhitur si anëtare e Aleancës, për shkak të moszgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë. /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2012, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori