Messi bojkoton stërvitjen e radhës, Barcelona e tërbuar

Këto janë ditë vendimtare për të ardhmen e Lionel Messi: babai i tij Jorge u largua nga Rosario pak më parë, me një fluturim privat dhe së shpejti do të arrijë te Barcelona.

Nesër ai duhet të takohet me Bartomeu për të biseduar në lidhje me shitjen e mundshme të fenomenit argjentinas.

TycSports raporton edhe se Messi nuk ka dalë në stërvitje pasi pret të atin dhe ka njoftuar edhe avokatët e juristët! Sakaq, bordi drejtues katalanas kërkon ballafaqim me numrin “10”, që deri tani nuk është përgjigjur dhe gjithçka ka ngelur te burofax i datës 25 gusht!


Shtuar 1.09.2020 15:44