Maqedonia, ndër vendet me më pak fat
Maqedonia radhitet në vendet më të pafat në botë, sipas një rangimi të bërë nga një hulumtim i Universitetit "Kolumbia" në SHBA, shkruan Agjensia e Lajmeve INA. Sipas studimit të realizuar në mbarë botën, Maqedonia ndodhet në vendin e 127 nga 156 vendet e botës, ku është vlerësuar shkalla e fatit apo si vende me fat.

Nga vendet e rajonit, Sllovenia gjendet në vendin e 49, Greqia në vendin e 42, Kroacia në vendin e 58, ndërsa në vend më të ulët është radhitur Bullgaria e cila është në dhjetëshen e vendeve më me pafat. Vendi më me fat dhe më i lumtur konsiderohet Danimarka, ndërsa pas saj radhiten Finlanda dhe Norvegjia, si dhe SHBA-të gjenden në vendin e 11, etj.

Studimi ka përfshirë më shumë kategori të njerëzve dhe zhvillime shoqërore në periudhën kohore prej vitit 2005- 2011. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2012, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori