Maqedonia mund të preket nga kriza
Kriza në evrozonë është serioze dhe se ajo pritet të godasë edhe Maqedoninë.
Ky paralajmërim serioz është bërë nga guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), Dimitar Bogov, informon agjencia e lajmeve INA.

Kriza në Evropë është serioze. Problemet e borxheve në vendet periferike mund të eskalojnë dhe janë në mundshme të gjitha skenaret. Ne po bëjmë të gjithë përgatitjet dhe analizat. Pritet të ketë goditje në sektorin real”, theksoi Bogov.

Sipas tij, ekonomia vendore do të ketë goditje të caktuara, megjithatë siç tha ai, sektori bankar është rezistues dhe do ti përballojë të gjitha goditjet pa probleme të mëdha.

“Depozitat janë të sigurta dhe qytetarët nuk duhet të kenë frikë”, theksoi guvernatori i BPM-së, i cili këto shqetësime i shprehur në mbledhjen e mbajtur mbrëmë të Këshillit ekonomik të përbërë nga Qeveria dhe dikastere tjera financiare dhe ekonomike. I pyetur se a do të realizohen projeksionet për rritje ekonomike prej 4,5 për qind gjatë vitit 2012, Bogov theksoi se këto projeksione janë bërë nga Qeveria dhe se BPM së shpejti do të jap vlerësimet dhe qasjen e saj për rritjen ekonomike.
Shtuar më 08/11/2011, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori