Në përfundim të vizitës zyrtare në Bruksel, kryetari i
Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali
Ahmeti, ka takuar kreun e ri të Drejtorisë për Zgjerim të
Bashkimit Evropian, Kristian
Denielson.
Ahmeti uroi Drejtorin
Denielson për detyrën e re dhe shfaqi shpresën që
Maqedonia të marrë datën për fillim të
negociatave gjatë mandatit të tij. Megjithatë, ai ritheksoi që të gjitha këto rrezikohen nga moszgjidhja e çështjes së emrit.
Në drekën me Ambasadorët e Bulgarisë dhe Greqisë në BE,
Ahmeti kërkoi që të intensifikohet dialogu midis fqinjëve dhe të ulën palët për të diskutuar rreth çështjeve të hapura në mënyrë që të zgjidhën ditë më parë.
Ndërsa, në Ambasadën Gjermane në NATO dhe në Ministrinë e Jashtme të Belgjikës, por edhe në qendrën Diplomatët e Pavarur,
Ahmeti ka nënvizuar nevojën e përfshirjes së drejtpërdrejtë të institucioneve të BE, por edhe të vendeve anëtare të BE, në intensifikim e
negociatave midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe arritjes së zgjidhjes./albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013,
ora 17:03