Maqedonia merr pjesë në forumin “Franca-Ballkani 2018”, në Beograd
Një delegacin i Maqedonisë, i përbërë nga kompani, Oda Ekonomika, Lidhja e Odave Ekonomike, etj, marrin pjesë në forumin “Franca-Ballkani 2018”, që po mbahet në Beograd.

Forumi organizohet nga Agjencia shtetërore franceze për investime dhe zhvillim “Business France”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë forim marrin pjesë 400 kompani nga 12 shtete, ku përfshihet Ballkani, përfshi edhe Qipron.

Daniela Mihallovska Vasileva nga Oda Ekonomike thotë se forumi ka dy segmente, përfitimi i porosive serioze nga Franca për investime në rajon dhe përfitimi i mbështetjes financiare për projekte evropiane përmes Francës.
Shtuar më 30/05/2018, ora 22:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori