Maqedonia , me BE-në apo me Rusinë?
Pëlqej
Ministri i Jashtëm, Nikola Popovski deklaroi se Maqedonia nuk mund ta mbështesë të drejtën ndërkombëtare të BE-së, për aq kohë sa edhe shtetet anëtare të saj nuk e respektojnë atë.

Nje deklarate e tille ka hapur polemika se cili do të jetë orientimi tanimë i Maqedonisë.

“Deklarata e Nikolla Poposkit më pak bazohej në realitetin ekonomik, por më shumë ishte një deklarim jo i drejtpërdrejtë dhe përgatitje e opinionit në Maqedoni për riorientimin e Qeverisë sa i përket BE-së dhe Rusisë, respektivisht mos angazhim i mjaftueshëm për integrimin në BE por gjetja e zgjidhjeve të tjera përmes riorientimit drejt Rusisë dhe Kinës", tha Zdravko Savesk për Alsat-M.

Gjithashtu, Maqedonia ka shprehur rezerva ndaj sanksioneve ruse.

Kjo, sipas analistëve dëshmon se shteti i Maqedonisë po mban një diplomaci edhe me BE-në, edhe me Rusinë dhe shpesh edhe vetë shteti është i lëkundur cilën anë të mbajë. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori