Maqedonia me Amerikën kundër ISIS
Pëlqej
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në Nju-Jork u takua me ndihmës-sekretaren amerikane të shtetit për Evropë, Viktoria Nuland.

Në këtë takim u fol edhe për çështjen mjaft të diskutuar, atë të vatrave të terrorizmit në Ballkan.

Popovski i tha Nulandit se Maqedonia është vendosur pro-vendeve që duan ta luftojnë ISIS-in dhe se shpreson që të gjitha vendet ballkanike të bëhen bashkë kundër grupit terrorist.

"Amerika është e interesuar që në Ballkan të kemi bashkëpunim më të mirë në luftën dhe parandalimin e luftëtarëve të cilët shkojnë nga Ballkani dhe marrin pjesë në anën e Shtetit islamist në Irak dhe Siri. Kjo nënkupton edhe këmbim i informacioneve, nënkupton edhe mbështetje politike, si dhe punë me liderët e bashkësive islamiste nga i gjithë rajoni. Në këtë pjesë interesi amerikan është që secili nga shtetet të jetë partner i sigurtë, të mundemi së bashku të punojmë drejt ballafaqimit me këtë të keqe të përbashkët", tha Popovski.

Maqedonia ishte edhe një nga bashkësponsorët e rezolutës të Këshillit të Sigurimit, me të cilën anëtaret e KB-së janë te detyruara të mos lejojnë shkuarjen e qytetarëve të tyre në grupet e huaja terroriste./albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori