Maqedonia, masa të rrepta për emigrantët ilegalë
Pëlqej
Maqedonia po përballet me grupe emigrantësh ilegalë palestinezë, sirianë, somalezë etj. që hyjnë në vend përmes kufirit nga Greqia.

Pikërisht, për të ndalur emigrimin e këtyre personave, policia po merr masa të rrepta dhe ka shtuar kontrollet në kufirin me shtetin e Greqisë.

Trupat kufitare kanë zhvilluar sot një trajnim përpara ministres së Brendshme, Gordana Jankulovska.

“Kandidatët sot i treguan aftësitë e tyre lidhur me ballafaqimin me situatën e zbulimit të emigrantëve ilegalë. Është fakt se Republika e Maqedonisë gjatë viteve të fundit nuk është përjashtim lidhur me vërshimin e emigrantëve ilegal nga vendet ku ka situatë krize. Kështu që vetëm në 6 muajt e fundit, në 6 muajt e parë të këtij viti janë zbuluar 30 vepra penale që kanë të bëjnë me trafik emigrantësh dhe për këto vepra penale akuzohen 46 persona. Janë zbuluar 203 emigrantë. Sipas përbërjes nacionale të emigrantëve, pjesa më e madhe janë me prejardhje nga Siria, gjithsej 80, nga Afganistani 63, nga Somalia 25, Eritreja 19, Komore 4, Bangladesh 3, Palestina dhe Bregu i Fildishtë nga dy, dhe nga një nga Shqipëria, Kongo, Pakistan dhe Zambia”, deklaroi Jankulovska, transmeton Alsat-M.

Ministrja ka shtuar se vetëm gjatë ditëve të fundit kanë hyrë ilegalisht në Maqedoni 9 emigrantë ilegalë, 6 prej të cilëve nga Afganistani dhe 3 nga Siria. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori