Maqedonia, lider rajonal në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore
Pëlqej
Maqedonia është lider rajonal në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, krimin ekonomik dhe në luftën kundër terrorizmit.

Kështu ëhstë shprehur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Poll Uollers.

Një fjalë të tillë ai e mbjati gjatë kohës që takoi Jankulovskën dhe ministrin e Drejtësisë, Adnan Jashari.

"Maqedonia nuk është e vetme në luftën me këto çështje të komplikuara, bëhet fjalë për çështje globale dhe vendet duhet të punojnë dhe të bashkëpunojnë që të ballafaqohen me to", tha Uollers.

Edhe Adnan Jashari dhe Jankulovska theksuan se lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore ka shumë rëndësi dhe vlerësuan se do të bëjnë gjithçka që në bashkëpunim me SHBA-në të rrisin nivelin e demokracisë në vend. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori