Maqedonia "jashtë" samitit të NATO-s
Pëlqej
Ambasadorët e SHBA-ve dhe të Britanisë së Madhe në Maqedoni kanë shuar çdo shpresë rreth mundësisë që Maqedonia të mund të anëtarësohet në NATO në samitin që zhvillohet në Uells.

Në këtë samit nuk do të flitet për zgjerim të mëtejshëm të Aleancës.

"Dua të jem i sinqertë dhe i qartë se çfarë nuk do të adresojë Samiti. Kjo nuk është diçka që duan ta dëgjojnë Maqedonia dhe mqytetaret, por është e qartë se nuk ka plane për anëtarësimin e shteteve të reja në Aleancë në Samitin e Uellsit. Do doja të kisha lajme më të mira por njëkohësisht dua të inkurajoj fuqishëm se SHBA beson se Maqedonia do të jetë anëtare e çmuar e NATO-s por është çështje kohe se kur”, tha aqmbasadori i SHBA-ve, Poll Uollers, transmeton Alsat-M.

Ndërsa, ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarles Garret theksoi se është e kuptueshme që dëshira për anëtarësim në NATO është e madhe, por se në samit mund të flitet për çështje që do ti shërbejnë Maqedonisë, si forcimi i fushës së sisgurisë të shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori