Maqedonia i dorëzon Turqisë kryesimin me Këshillin e Evropës
Pëlqej
Maqedonia pas gjashtë muajve të kaluar në krye të Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës, sot në Strasburg do të dorëzojë kryesimin me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës kryesuesit të ardhshëm Turqisë. Pranim-dorëzimi formal do të kryhet në takimin e 1097 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Gjatë takimit, ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski në funksionin e kryesuesit me Komitetin e ministrave do të ketë fjalim në të cilin do të bëjë shqyrtimin e aktivitetit dhe ngjarjeve që kryesimi i Maqedonisë i realizon në periudhën e gjashtëmujorit të kaluar, ndërsa të cilat ishin fokusuar në tre fusha të ndryshme, përforcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përforcimin e integrimit me respektimin e dallimeve dhe promovimit të bashkëpunimit rinor.

Pranim-dorëzimi i kryesimit përputhet edhe me shënimin e 15 të vjetorit të hyrjes së Maqedonisë në Këshillin e Evropës, për të cilën do të organizohet solemnitet i rastit, në të cilin pritet që të marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i KE së Torbjorn Jagland dhe kryesuesi i ardhshëm me Komitetin e ministrave, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu. (albeu.com)
Shtuar më 10/11/2010, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori