“Ec, ec se e çanë ata or ti”, dështon përpjekja e shqiptarëve për të ikur në Angli, policia franceze u shpon gomonen (VIDEO)

Shumë të rinj shqiptarë po largohen nga Shqipëria drejt “ëndrrës angleze” por këta të fundit me sa duket nuk kishin fat.

Së fundmi një rast i tillë është shpërndare në rrjete sociale ku shqiptarët që ishin nisur për në Angli, janë ndaluar nga policia franceze.

Në përpjekje për të kaluar nga një plazh afër Dunkirk në video shihet se ata janë sulmuar me spraj nga efektivët për të mos lejuar largimin e tyre.

Sipas Channel 4 News në grupin e emigrantëve ishin shqiptarë po ashtu edhe kurdë irakianë.