“Në Shkodër mësova shqip”, flet ambasadori britanik në Tiranë: Si qendron e vërteta e artikullit të “The Sun” për Shqipërinë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith është shprehur se lajmi i publikuar nga gazeta britanike “The Sun”, se Britania e Madhe dhe Shqipëria po negociojnë për ngritjen e një kampi refugjatësh në vendin tonë, është i pavërtetë.
Komentet ai i bëri në një intervistë ekskluzive për emisionin “Zona Zero” në Top News.

“Ju besoj e dini që unë jam një mbështetës i madh i lirisë së medias dhe medias. Por ndonjëherë media, edhe në Mbretërinë e Bashkuar, nuk i paraqesin faktet e sakta. Edhe këtu sigurisht që ka çështje të cilat dalin në dritë ndonjëherë me jo shumë saktësi.

Ne kemi një marrëdhënie të gjerë me Shqipërinë ku ne diskutojmë një sërë çështjesh, por nuk ka ndonjë marrëveshje për të pasur një qendër të procedimit të kërkesave për azil në Shqipëri”, tha ambasadori.

Ambasadori zbuloi se ka qendruar disa javë në Shkodër për të mësuar gjuhën shqipe dhe i ka bërë shumë përshtypje mikpritja shqiptare.

Pjesë nga intervista:

Zoti ambasador si fillim dua t’ju falenderoj shumë për këtë intervistë dhe në një farë mënyre t’ju uroj edhe mirëseardhjen në Shqipëri. Keni vetëm 30 ditë në vendin tonë.

Faleminderit shumë. Është një kënaqësi e madhe të jem përsëri në Shqipëri dhe kam kaluar disa javë në Shkodër për të mësuar gjuhën shqipe.

Mund t’jua nis këtë intervistë në një mënyrë më të ëmbël për të folur për Shqipërinë dhe për pritshmëritë që kishit në fillim kur do të vinit dhe si ju duket tani?

Po patjetër edhe ka qenë e mrekullueshme të vij në Shqipëri. Dhe me të vërtetë për mua është mënyra se si Shqiptarët më anë mirëpritur, fillimisht kur po mësoja shqip këtu, por gjithashtu edhe gjatë muajit tim të parë këtu, të vizitoj vendin edhe të shoh vendin fantastik që keni dhe se sa mikpritës janë Shqiptarët.

Çfarë ka ndryshuar në mendimin tuaj në lidhje me Shqipërinë?

Sinqerisht, ka forcuar mendimin tim se mikpritja që e pashë në Shkodër, është e shpërndarë në të gjithë vendin. Dha ka qenë kënaqësi e madhe të shohësh varietetin që keni përgjatë vendit, me plazhe, e male është një vend i mrekullueshëm për të vizituar dhe si dikush që vjen nga një vend tjetër, mendoj se respektohemi shumë por edhe shumë mikpritje.

Nëse ka diçka tjetër që ju duket e veçantë mund të ma thoni, pse jo.

Diçka tjetër që më pëlqen për Shqipërinë është shumëllojshmëria e ushqimit dhe kulturës, sepse ju keni bërë bashkë një përzierje të mrekullueshme të traditave shqiptare por edhe nga rajoni, kështu që me të vërtet mendoj se nga Shqipëria mund të presësh shumë.

Disa ditë më parë ka pasur një artikull në The Sun….Nuk e di a ka ndonjë reagim prej Londrës zyrtare, nëse ka pasur ndonjë bisedim me Kryeministrin Rama. Si qëndron e vërteta? Mund të na thoni nëse ka diçka të tillë?

Patjetër [që mund tua them]. Ju besoj e dini që unë jam një mbështetës i madh i lirisë së medias dhe medias. Por ndonjëherë media, edhe në Mbretërinë e Bashkuar, nuk i paraqesin faktet e sakta. Edhe këtu sigurisht që ka çështje të cilat dalin në dritë ndonjëherë me jo shumë saktësi. Ne kemi një marrëdhënie të gjerë me Shqipërinë ku ne diskutojmë një sërë çështjesh, por nuk ka ndonjë marrëveshje për të pasur një qendër të procedimit të kërkesave për azil në Shqipëri./albeu.com