Maqedonia frikësohet nga presidenti i ri gjerman
Zgjedhja e Frank-Walter Steinmeier si president Gjermanisë, ka shtuar shpresën tek vendet e Ballkanit se do t'i mbështesë në BE.

Steinmeier, duke qenë deri më tani ministër i punëve të jashtme të Gjermanisë është njohës shumë i mirë i çështjeve të Ballkanit, madje disa herë ai ka shprehur qëndrimin e tij për Maqedoninë se ajo duhet t’i kthehet stabilitetit dhe rrugës së reformave për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Sa i përket Maqedonisë, VMRO DPMNE që dikur njihej si e afërt me politikat gjermane, tanimë është në luftë të hapur me këtë shtet, transmeton "Zhurnal".

Kujtojmë gjithashtu se Steinmaier njihet si mik i shqiptarëve dhe shumë i rreptë ndaj politikave të Beogradit, si dhe kritik i madh i presidentit të SHBA-ve, Donald Trumpit. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2017, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori