Maqedonia friksohet nga numri i madh i shqiptarëve, shtyn regjistrimin
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni vazhdon të shtyhet. Kujtojmë se ish-kryeministri Nikolla Gruevski plot 10 vite është duke taktizuar dhe nuk pranon që të organizohet regjistrim i popullatës në Maqedoni.

Analistët në Maqedoni janë të mendimit se shtyrja e regjistrimit bëhet me qëllim që maqedonasit të mos dalin me shifra shokuese, prandaj kanë vendosur që regjistrimi të mos mbahet, pasi realisht statistikat flasin se nataliteti rritet tek shqiptarët, ndërsa zvogëlohet tek maqedonasit.

Statistikat zyrtare në Maqedoni flasin se mbi 30% e nxënësve fillorist janë të kombësisë shqiptare, ndërsa regjistrimi i fundit që është mbajtur në Maqedoni ka dalë me një konstati jo real se në Maqedoni jetojnë vetëm 25% shqiptar nga popullata e përgjithshme, shkruan Zhurnal.

Ndërkohë ish anëtarja e KSHZ-së, Tanja Alltanxhieva në një debat në Televizionin NOVA, e ka minimizuar organizimin e regjistrimit në Maqedoni. Ajo madje arsyetohet se regjistrimi i popullatës nuk ka asnjë lidhje direkte me listat zgjedhore.

Alltanxhieva thotë se regjistrimi realizohet për shkak të nevojave të të dhënave statistikore, andaj kërkoi që të bëhet një dallim mes shtetasve dhe banorëve rezident.

"Për shkak se u paraqitën dilema të mëdha edhe nga ana e përfaqësuesve politik, por edhe nga ana e ekspertëve, madje edhe nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtar se nuk është e mundur që numri i shtetasve, gjegjësisht numri i votuesve të regjistruar të jetë afër me numrin e shtetasve të Republikës së Maqedonisë. Me një përllogaritje të thjeshtë matematikore me grumbullimin e popullatës të cilët janë nën moshën 18 vjeçare dhe popullatën mbi këtë moshë, do të vijmë deri te një shifër që me të vërtet nuk është i logjikshëm, mirëpo ata nuk e reflektojnë të vërtetën materiale, për shkak se lista zgjedhore dhe baza e të dhënave në listën zgjedhore e nxjerr nga lista e shtetasve të Republikës së Maqedonisë", ka deklaruar Alltanxhieva. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2016, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori