Nuk i shkojnë studentët, Rama i ulëret rektorëve dhe dekanëve
Maqedonia feston sot dy Ilindenë
Pëlqej
Dy Ilindenët historikë, 11 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 70 vjetori i Mbledhjes së parë të KAÇKM-së nesër do të shënohen me tubime popullore në "Meçkin Kamen" në Krushevë dhe në Kompleksin memorial KAÇKM në fshatin kumanovar, Pelince. Dita e Republikës këtë vit shënohet nën moton "Nga ëndrra drejt Diellit".

Kryetari i Kuvendit të RM-së, Trajko Veljanoski do të flasë në solemnitetin qendror në Krushevë. Atje do të vendosen lule në varrin e Nikolla Karevit, në vendin Sliva dhe në përmendoren e mbrojtësve të Republikës së Krushevës në "Meçkin Kamen", ku do të mbahet tubim i madh popullor. Kryeminsitri Nikolla Gruevski do të flasë në tubimin në Pelince, ndërsa presidenti i vendit, Gjorge Ivanov në Shkup, para përmendores së Metodija Andonov-Çentos, kryetar i Presidiumit të KAÇKM-së.

Për festimin e festës nacionale, Qeveria e RM-së këtë vit përgatiti program të pasur gjithpërfshirës disaditor me aktivitte të shumëllojshme dhe përfshirje të disa institucioneve.

Në Krushevë për Ilinden tradicionalisht arritën Kavaleria e Marshit të Ilindenit, ndërsa qyteti gjatë ditëve në vijim do të jetë organizator i takimit shkencor-kulturor "Dhjetë ditë Republikë e Kushevës".

Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e kumtuan këmbanat në Krushevë në mesnatën e Ilindenit në vitin 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin, ndërsa pas dy ditësh Nikolla Karev e shpalli atë Republikën e Krushevës dhe u bë kryetar i saj... Republika e Lirë zgjati dhjetë ditë. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori