"
Maqedonia është vendi i ardhshëm, që do të hyjë në NATO", deklaroi ish-komandanti i Aleancës, Xhejms
Stavridhis për Zërin e Amerikës.
“Shpresoj se Greqia do të jetë në gjendje që me Maqedoninë ta zgjidhë kontestin rreth emrit, që do ta hapë që
Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s. Konsideroj se
Maqedonia do të kyçet drejt Aleancës”, tha
Stavridhis .
Edhe nënpresidenti amerikan Majk
Pens, në emër të presidentit Donald Tramp, paraprakisht këtë muaj në bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev, e ka konfirmuar mbështetjen për integrime
euroatlantike të Maqedonisë.
“
Pens tha se SHBA-ja vazhdon që t’i inkurajojë synimet
euroatlantike të Maqedonisë dhe e inkurajoi Zaevin që të vazhdojë me reformat prioritare që do ta përshpejtojnë rrugën e Maqedonisë në këtë drejtim”, njoftoi Shtëpia e Bardhë. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2017,
ora 14:41