Maqedonia është "në alarm"
Pëlqej
Deklaratat e Mogerinit për Maqedoninë duhen cilësuar si alarm për shtetin dhe të ardhmen e tij.

Kështu thonë njohës të çështjeve politike në vend.

“Shpresoj që më në fund mesazhet që vijnë nga qendrat e vendosjes në Evropë dhe SHBA, politikanët e brendshëm këtu e posaçërisht VMRO-DPMNE më në fund do ti lexojnë drejt dhe do të veprojnë konform asaj që si preferencë e ka BE-ja. Shihet qartë se këtë problem Evropa nuk ka një çelës magjik për ta zgjidhur dhe zgjidhja e këtij problemi që ka të bëj me emrin e RM-së detyrimisht do të kërkohet si zgjidhje fillimisht nga brenda dhe më pastaj eventualisht do të ndërhyj BE-ja”, thotë profesori universitar, Imer Ismaili për Alsat-M.

Edhe analisti Suad Misini është i idesë se politika e brendshme e VMRO-së dhe qëndrimi politik i saj e dëmtojnë Maqedoninë, pasi partia maqedonase në pushtet po e pengon zgjidhjen e emrit dhe për rrjedhojë edhe integrimin e Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori