Maqedonia është "e fortë" në konkurrencë
Pëlqej
Forumi Ekonomik botëror ka publikuar rezultatet e konkurrencës së shteteve.

Në listë, Maqedonia ka ngjitur 10 vende nga viti i kaluar, duke u renditur në vendin e 63-të.

Madje, duke u renditur goxha mirë edhe në raport me shtetet e rajonit.

Nga shtetet rajonale, Mali i Zi është në vendin e 67-të, Sllovenia në vendin e 70-të, Kroacia në të 77-tin, Greqia në të 94-tin dhe Shqipëria në vendin e 97-të.

Në bazë të raportit, rezulton se shteti më konkurrues në botë është Zvicra, e më pas vijnë Singapori, SHBA-ja, Gjermania etj. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2014, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori