Maqedonia ende pa regjistrim të popullatës
Regjistrimi i popullsisë është një ndër proceset më të rëndësishme të një shteti, pa të cilin dukshëm nuk kemi shifra të sakta në rritjen e ekonomisë, devijon procesin e rregullt zgjedhor madje ndikon edhe në marrëdhëniet ndëretnike. Mungesa e realizimit të këtij procesi në Maqedoni është duke shkaktuar probleme serioze në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Jo zyrtarisht thuhet se arsyet pse u ndërpre i njëjti janë politike dhe fshehin qëllime të errëta, të cilat nuk u bënë asnjëherë publike.

Në pytejen e Portalbit drejtuar liderit të LSDM-së, Zoran Zaev në publikimin e “bombës” së 14, se a ka dosje të veçantë për regjistrimin ai paralajmëroi se do të publikohen edhe materialet që tregojnë se pse dështoi regjistrimi i popullsisë. Mbase kjo do të hedhë dritë të saktë se çfarë ka ndodhur realisht. /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2015, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori