Sherri me grushte në Kosovë, Policia rrethon Kuvendin

Jashtë sallës të Kuvendit të Kosovës është shtuar prezenca e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, edhe te shkallët që çojnë në sallën e kuvendit, është pozicionuar sigurimi i kuvendit, të cilët nuk po lejojnë lëvizjen. Disa minuta më parë, gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.

Ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet një seancë me tone të ashpra, në atë të Kosovës ka plasur dhuna mes deputetëve.

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës janë përleshur fizikisht në seancën e sotme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Dhuna ka nisur gjatë kohës kur ishte duke folur kryeministri Albin Kurti.  Ka qenë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ai që e ka provokuar. Ai është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti. Në këtë moment, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë.

Pastaj aty janë afruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në dhunë./albeu.com/

 


Shtuar 13.07.2023 12:13