Maqedonia e Veriut mbyll shkollat për dy javë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pezulluar mësimin për dy javët në vazhdim me qëllim parandalimin e koronavirusit.

Nga Qeveria thonë se nisja e pushimit veror do të jetë në afatin e rregullt më 10 qershor dhe se koha e humbur do të rregullohet me programe të shkurtuar.

Anulim eventual të pushimit veror do të ketë nëse miratohet vendim për vazhdim të masës krahas këtyre 14 ditëve.

Nëse 14 ditë është mjaftueshëm, do të ketë ndryshime dhe plotësime në kalendar dhe nuk do të paraqesë problem. Nëse kemi situatë të re, sipas rrethanave do të veprojmë. Ka mundësi edhe për programe të shkurtuara dhe kështu do të organizohet viti shkollor. S’ka vend për panik”, shprehen nga Qeveria.



Shtuar më 11/03/2020, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori