“Më mori në telefon Alma K”, Hoxha tregon se çfarë i kërkoi gruaja që ishte në videon e Safet Gjicit

Videoskandali erotik në zyrën e ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, vijon të jetë në qendër të vëendjes së opinionit publik, pasi çdo ditë po dalin të dhëna të reja nga hetimet.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ndërsa ka folur sërish për këtë temë në “Të Paekspozuarit’, ka traguar detaje të bisedës mes tij dhe Alma Kaçit, e cila ëhstë personi që shfaqet në video me Gjicin, si dhe personi që ka bërë filmimin.

Hoxha tha se Alma Kaçi, personazhi i videos erotike në zyrën e Safet Gjicit, e ka marrë në telefon pas publikimit të kësaj video, për ta pyetur se ku e ka gjetur materialin e plotë.

“Më merr një moment kjo zonja, sepse më kërkonte me insistim. Në momentin që i hap telefonin, e nis bisedën, e di që kjo bisedë po regjistrohet. I them stop një minutë, mora telefonin tjetër dhe e ndeza ta regjistroj.

Sigurisht e kam regjistruar atë bisedë. Ajo donte të gjente nga e kam gjetur unë regjistrimin. Ajo kishte filluar hulumtimin tjetër. Ajo donte të gjente nga ka rrjedhur informacioni.

Dalja e filmimit të plotë prishi skemën e shantazhit të mundshëm.

Në rastin konkret ka patur një marrëveshje.

Uroj që agjensitë e zbatimit të ligjit ta thonë se kush është paguar dhe cfarë ka marrë”, deklaroi Hoxha.


Shtuar 29.06.2023 21:30