Maqedonia e Veriut forcon masat, gjobë për ata që nuk mbajnë maskë
Maqedonia e Veriut ka vendosur gjoba për këdo që do të lëvizë pa maska në vazhdim.

Fillimisht paralajmërim, pastaj dhe gjoba thuhet nga Ministria e Shëndetësisë, janë kyçe në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Qytetarët mund të përdorin një maskë respiratore, maskë kirurgjikale për një përdorim, maskë tekstili për shumë përdorime, shall pambuku etj, si pajisje mbrojtëse, të cilat do të lejojnë ndërprerje të bartjes së virusit

Pajisjet mbrojtëse në fytyrë nuk duhet të mbahet nëse qytetari qëndron në oborrin e një shtëpie familjare, ngas biçikletë ose individualisht bënë sport jashtë, lëviz në vende publike të llojit të hapur dhe ka mundësinë që ta ruajë distancën minimale të lejueshme prej dy metrash, si dhe nëse udhëton në një automjet me persona që jetojnë së bashku. Pajisje mbrojtëse personale nuk duhet të mbahet në situata kur personi mban pajisje speciale mbrojtëse kur kryen detyra pune.

Prej sot hiqet ndalesa për lëvizje në pyje dhe në tokë pyjore. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, me kërkesë të NP “Pyjet nacionale” e shfuqizoi ndalesën për lëvizje në pyje dhe sipërfaqe pyjore me të cilat ekonomizon NP “Pyjet nacionale”, e sjellë më 16 prill 2020.

NP “Pyjet nacionale” do të vazhdojë erdhe më tej ta ndjekë gjendjen me pyjet dhe lëvizjen e qytetarëve. Nëse vlerësohet se sërish janë krijuar kushte për rrezik nga zjarret pyjore, ndalesa do të vendoset sërish.

Me këtë rast MBPEU bën thirrje që qytetarët të sillen me përgjegjësi derisa lëvizin nëpër pyje, të kujdesen për natyrën, të mos hedhin materie djegëse me çka do të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit jetësor.

Edhe pas heqjes së masave restriktive, jeta nuk do të jetë siç ka qenë, por do të ketë mënyrë tjetër të organizimit të proceseve jetësore. Masat për kujdes do të mbeten derisa nuk gjendet vaksina për koronavirusin, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Shtuar më 24/04/2020, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori