Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia vendosën marrëdhënie Diplomatike
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe ai i Gjeorgjisë, David Ualkaliani, sot në konferencën për Siguri të Munihut kanë nënshkruar një Protokoll për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve, shkruan Albeu.com

Siç theksoi MPJ-ja, të dy ministrat janë shprehur se ky akt paraqet hyrje në një kapitull të ri për marrëdhëniet e dy vendeve, intesefikim të dialogut politik dhe thellim të bashkëpunimit më të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në pjesmarrjen e deritanishme në Konferencën për SIguri në Munih, ministri imitrov ka realizuar takim me Rozmari di Karlo, nënkryetar për çështjen politike në KB dhe Karin Knajsell,së MPJ-së së Austrisë ndërsa në vazhdën e ngjarjeve, ka biseduar edhe me homologët e tij të Kroacisë, Bullgarisë, Shqipërisë, Qipros, Belgjikës dhe Mbretërisë së Bashkuar. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 20:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori