Maqedonia e Veriut bën të detyrueshme maskën edhe në ambjente të hapura
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive.

Kuvendi votoi ndryshimet ligjore, që të thotë se mbajtja e maskës në hapësira të hapura mbetet e detyrueshme, ndërsa vendimi hyn në fuqi kur vendimet e sotme të miratuara do të publikohen në fletoren zyrtare.

Më herët masa për kontrolle në shtëpi, përkatësisht ndalesa për pranimin e të afërmve u hoq.
Shtuar më 28/10/2020, ora 22:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori