Maqedonia e Veriut bashkëngjitet në furnizimin global për vaksinën kundër Covid-19
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 76-të vendosi të bashkëngjitet në furnizimin global për vaksinën kundër Kovid-19.

Qeveria e RMV-së në këtë seancë e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për mundësinë e RMV-së që të kyçet në furnizimin global me vaksinë kundër Kovid-19, përmes mekanizmit COVAX për të siguruar qasje globale dhe të baraspeshuar te vaksinat e sigurta dhe efikase për Kovid-19”, raportojnë nga qeveria e RMV-së.

Qeveria sqaroi se i autorizuari për ecurinë e këtij procesi është ministri i shëndetësisë në largim, Venko Filipçe.

Ai do të marrë pjesë në diskutimet për dizajnin dhe parimet e punës së mekanizmit, që do të zhvillohet gjatë muajit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 76-të miratoi Protokollin për punën e pishinave dhe plazheve, dhe ndryshoi Protokollin për punën e kafeneve dhe restoranteve.
Shtuar më 13/07/2020, ora 22:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori