Maqedonia e Veriut, anëtare e NATO-S para zgjedhjeve
Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat sipas marrëveshjes duhet të mbahen më 12 prill. Qeveria spanjolle, kërkoi ratifikim të protokollit për anëtarësim në procedurë të përshpejtuar, ndërsa kryetari i Kuvendit Talat Xhafer paralajmëroi se ratifikimi do të vendoset në rend dite në seancën e fundit të kuvendit të kësaj përbërje parlamentare, më 11 shkurt.

Protokolli në Kuvendin tonë do të ratifikohet me veprim të shtyrë, nëse deri më 11 shkurt kjo nuk ndodh në Spanjë. Procedura në Spanjë, që është vendi i fundit anëtarë, ku nuk ka përfunduar, ndoshta nuk do të kompletohet para shpërndarjes të Kuvendit në vend. Zakonisht procedurat e ratifikimit në Parlamentin spanjoll dydhomësh zgjasin gjashtë muaj, ndërsa në procedurë të përshpejtuar siç kërkoi Qeveria e kryeministrit Pedro Sançez për Protokollin e vendit, mund të shkurtohet në tre muaj shkruan portalmb.k.

Jam e sigurt se zgjedhjet do t’i organizojmë si anëtare e 30-të e NATO-s, deklaroi sot në konferencën për shtyp, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me ratifikimin e 29-të të Protokollit për anëtarësimin tonë në Aleancë, e cila së shpejti duhet të ndodh në Parlamentin e Spanjës, ndërsa do të pasojë edhe në Parlamentin tonë.

“Jam e sigurt se zgjedhjet do t’i organizojmë si anëtare e 30-të e Aleancës së NATO-s dhe pas 30 vjetëve rrotullim në vend, pas 30 vjetëve premtim të shumë elitave politike, do ta kemi nderin dhe përgjegjësinë të kemi qenë këtu kur është arritur kjo marrëveshje”, tha Shekerinska.

Anëtarësimi në aleancën më të fuqishme ushtarake-politike si sukses i përbashkët dhe rezultat i vendosshmërisë së qytetarëve dhe i politikave përgjegjëse shtetërore dy vitet e kaluara, tha ajo dhe i vlerëson si inkurajuese lajmet e fundit nga Spanja.

“Bëhet e qartë se prioritet ynë është edhe prioritet i NATO-s dhe i vendeve-anëtare të NATO-s. Qeveria e paformuar spanjolle e lëshoi ligjin për ratifikim në procedurë të shpejtë, tregon se e ndajmë prioritetin. Maqedonia e Veriut, anëtarja e 30-të e NATO-s tingëllon me krenari, por edhe fuqishëm, sigurt dhe stabil”, shtoi Shekerinska.

Ajo si ministre përgjegjëse në dikaster, e cila është drejtpërdrejtë e lidhur me anëtarësimin në NATO paralajmëroi në rrezikun nga komplotimi i ideve për shfuqizimin ose hapje e sërishme e Marrëveshjes së Prespës, pa të cilën, theksoi, nuk ka anëtarësi në NATO, nuk ka siguri njëpërqindëshe, stabilitet, kufij të sigurt dhe të ardhme të siguruar.

“Opsionet politike të cilat kontraktojnë hapje, rihapje dhe pezullim të marrëveshjes, sjellin rrezik për shtetin dhe krijojnë probleme serioze për të gjithë ne. Qëllimi më i ri ose manipulimi se forca të caktuara politike do të përpiqen rishqyrtojë, ta hapin sërish për bisedime Marrëveshjen e Prespës, pikërisht në këto hapa final deri në anëtarësim në NATO është përfundimisht jopërgjegjëse dhe e rrezikshme. Kjo e prish imazhin tonë si vend, kjo e rrënon besimin, të cilën e ka për neve si vend, jo vetëm Aleanca, por edhe vendet anëtare më me ndikim. Pa dallim nëse këto konstatime janë manipuluese ose serioze, të ngacmohet Marrëveshja e Prespës, që është lidhur mes dy fqinjëve me mbështetje të fuqishme të bashkësisë ndërkombëtare është njëjtë sikur sërish këtu në Ballkan të digjet fuçi baruti”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Qeveria e Spanjës pardje e miratoi dhe e parashtroi për miratim në Parlament protokollin për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Qeveria e kryeministrit Pedro Sançez kërkoi nga Parlamenti që protokolli të ratifikohet me procedurë urgjente, duke marrë parasysh se Spanja është e fundit nga 29 anëtaret e NATO-s që këtë nuk e ka bërë, transmeton agjencia spanjolle e lajmeve EFE.

“I domosdoshëm është që ratifikimi të jetë me procedurë urgjente me qëllim që të mos anulohen angazhimet e Spanjës si aleat në NATO për pranim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë”, thuhet në elaborimin e Qeverisë spanjolle.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi paralajmëroi se më 11 shkurt do të caktojë seancë për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO. Nëse Spanja deri më 11 shkurt nuk e ratifikon, atëherë ratifikimi ynë do të miratohet me shtyrje të veprimit.
Shtuar më 24/01/2020, ora 08:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori