Maqedonia dhe
Serbia pritet ti propozojnë autoriteteve të Brukselit afate të
shkurtuara për shqyrtimin e aplikimeve të azilkërkuesve nga vendet e tyre. Propozimi pritet ti bëhet edhe vendeve veç e veç, të cilët ditëve të fundit kanë shprehur shqetësimet për rritjen e numrit të azilërkuesve nga
Maqedonia dhe
Serbia, kryesisht pjesëtarë të komunitetit rom, njofton INA.
Procedurat e
shkurtuara dhe deportimi i menjëhershëm shqyrtohen si masa të pranueshme për të ulur
fluksin e madh të azilkërkuesve. Javën e ardhshme priten takime me zyrtarë të gjashtë vendeve që kanë alarmuar
fluksin e madh të azilkërkuesve.
Politikani hungarez që është pjesë e Këshillit për eurointegrime në Serbi, Laslo Varga ka akuzuar politikanët si fajtor dhe jo azilkërkuesit për rrëfimet dhe situatën e fundit lidhur me shqetësimet për
fluksin e azilërkuesve dhe rikthimin e vizave për Serbinë.
Ai ka akuzuar Qeverinë e Serbisë lidhur me deklarimet e krerëve të saj me deklarata të ashpra kundër vendimeve dhe sugjerimeve të Bashkimit Europian. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2012,
ora 11:42