Dalin pamjet, momenti kur Nazmi Bandulla ekzekutohet me breshëri plumbash në Shkodër (VIDEO)

Pamjet që shihni më poshtë janë të momentit kur ekzekutohet me breshëri plumbash Nazmi Bandulla.

Nga pamjet shihet mjeti tip “Benz” që afrohet, autorët qëllojnë dhe më pas largohen me shpejtësi.

Rezulton se targat e mjetit janë vjedhur më 22 mars në Kuçovë dhe i përkisnin një Toyota Yaris-i.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës.

Në drejtim të viktimës është qëlluar 13 herë, 6 plumba e kanë prekur në pjesën e sipërme të trupit, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Pistat e hetimit janë të shumta për shkak të së kaluarës së 55-vjeçarit në aktivitete kriminale. Në të shkuarën Bandula ka qenë i përfshirë në trafik narkotikësh, trafik armësh dhe prostitucion.

Po ashtu, hetuesit nuk përjashtojnë edhe pistën e hakmarrjes, pasi në vitet 2000 Nazmi Bandula bashkë me të vëllanë Albanin, janë të përfshirë në një vrasje për një vajzë pranë kinemasë në Shkodër.

Tre vite pas kësaj ngjarje Nazmi Bandulës i është bërë atentat në afërsi të Bushatit.

Bandula jetonte mes Shkodrës dhe Elbasanit, ndërsa edhe pse ishte i njohur për konflikte të së shkuarës, nuk ruhej asnjëherë dhe lëvizte lirshëm./albeu.com