Maqedonia e dhënë pas gazit rus, merr kritika nga Brukseli
Maqedonia është një shtet i dhënë shumë pas projektit rus në Evropë.

Kështu ka shkruar sot portali evropian “EuObserver”, duke drejtuar kritika për qasjen dhe rolin e Shkupit lidhur me përkrahjen dhe mos heqjen dorë nga projekti i gazsjellësit rus “Rrjedha e Jugut”.

Presidenti i Bashkësisë Evropiane Energjetike, Janez Kopac dje ka deklaruar se marrëveshja që Shkupi ka me Moskën nuk është në përputhje me ligjin evropian për energjetikë.

“Marrëveshja që ky vend ka me Bashkësinë Evropiane Energjetike e obligon ate që të respektojë rregullat”, deklaroi Kopac.

Gazsjellësi rus “Gazprom” u ra dakord të përfshijë Maqedoninë si pjesë të vendeve pjesëmarrëse që në vitin 2010.

BE-ja ka insistuar se të gjitha vendet që duan të hyjnë në BE duhet të heqin dorë nga ky projekt./albeu.com/
Shtuar më 25/10/2014, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori