Maqedonia është renditur e 73-ta, ndërsa Shqipëria e 90-ta, sipas
Indeksit të Demokracisë për vitin 2012.
Ky raport është publikuar sot nga revista prestigjioze londineze “Ekonomist”, ku janë vlerësuar 165 vende sipas
Indeksit të Demokracisë, informon INA.
Vendet janë vlerësuar sipas lirive qytetare, proceseve zgjedhore dhe pluralizmit, funksionimit të Qeverisë, pjesëmarrjes
politike si dhe kulturës
politike.
Sa i përket vendeve të rajonit, kjo është radhitja:
Sllovenia - 28
Greqia - 33
Kroacia - 50
Bullgaria - 54
Serbia -66
Maqedonia 73
Mali i Zi – 76
Shqipëria 90
Bosnjë – Hercegovina - 98
Sipas raportit, vendet me demokraci më të lartë janë: Norvegjia, Suedia, Islanda, Danimarka, Zelanda e Re, Australia, Zvicra, Kanadaja, Finlanda, Holanda.
Ndërsa vendet me shkallë më të ulët të demokracisë janë: Korea e Veriut, Guinea – Bisau, Çadi, Siria, Arabia Saudite, Turkmenistani, Uzbekistani. Para disa vendeve të Ballkanit si vende më demokratike janë radhitur më lartë: Papua Guinea e Re, Mongolia, Surinami, Namibia dhe Zambia. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013,
ora 16:31