Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Maqedonia do hape dosjet e "spiunëve" të saj në Beograd
Pëlqej
Komisioni për Politikën e Jashtme ka ratifkuar sot Marrëveshjen Maqedoni - Serbi, për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjelltë të informacioneve të klasifikuara.

Me këtë marrëveshje i hapet rruga shërbimeve sekrete të Maqedonisë, që të kenë qasje në dosjet që gjenden në arkivin e Beogradit.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje do të kapërcejmë këtë hendek që ekzistonte në arkivin tonë tek shërbimet sekrete të vendit edhe të atyre që janë nën kompetencë të presidentit. Pritet që me qasjen tek këto dokumente, në Maqedoni të mbërrijnë më shumë dosje politike që janë udhëhequr nga shërbimet sekrete të ish Jugosllavisë, si dhe disa dosje të cilat kanë qenë të udhëhequra nga UDB-ja”, deklaroi Antonio Milloshoski i VMRO-DPMNE-se për Alsat-M.

Ndërkohë, Artan Grubi tha se marrëveshje për dosjet e shërbimeve sekrete nuk duhen bërë vetëm me Serbinë, por edhe me Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë dhe me Greqinë.

Ai u shpreh se Maqedonia duhet ti përmirësojë marrëdhëniet fqinjësore me të gjitha shtetet dhe jo të nxisë akoma dhe me shumë urrejtje, siç po bën në këtë rast. /dionis xhafa albeu.com/

Shtuar më 26/08/2014, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori