Maqedonia dhe Somalia, vendet e vetme në botë pa regjistrim të popullsisë
Pëlqej
Pas mbarimit të regjistrimit të popullsisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedonia dhe Somalia mbeten dy vendet e vetme në botë që nuk kanë bërë regjistrimin e popullsisë.

Në Buxhetin e vitit 2014, nuk ka të ndara para për regjistrimin e popullsisë për vitin e ardhshëm.

"Regjistrimi i popullsisë nuk është paraparë edhe për vitin e ardhshëm sepse nuk ka mjete në buxhet", ka deklaruar ministri i financave Zoran Stavrevski, transmeton almakos.

Partitë opozitare e kritikojnë mos organizimin e regjistrimit të popullsisë. Me këtë, akuzojnë partitë opozitare, Qeveria dëshiron të ik nga realiteti që është se një pjesë e madhe e popullatës, veçanërisht të rinjtë ikin nga vendi.

Sipas tyre, një fakt tjetër është se me këtë Qeveria nuk dëshiron ta prekë listën zgjedhore ku janë të regjistruar 1.8 milion votues fiktiv.

Regjistrimi i rregullt në Maqedoni duhej të bëhej në vitin 2001, por për shkak të ngjarjeve të asaj kohe nuk u realizua.

Regjistrimi i popullsisë në tetor pësoi fiasko të plotë disa ditë para mbarimit, arsyetimi ishte se kishte dallime në shpjegimin e metodologjisë së regjistrimit.

Në opinion qarkullonin informacione se për regjistrimin e dështuar janë harxhuar 14 milion euro.
Shtuar më 03/10/2013, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori