Maqedonia dhe Kosova, vendet më të paqëndrueshme në Ballkan
Maqedonia dhe Kosova konsiderohen si vendet më të paqëndrueshme në Ballkan. Ky vlerësim vjen nga studimi i realizuar nga Instituti "Global Peace Index 2015".

Sipas vlerësimeve, Maqedonia është vendi më i paqëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor i renditur në vendin e 71. Më pas vjen Kosova në vendin e 69 dhe pas saj Mali i Zi në vendin e 57.

Sipas kësaj liste, vendi më i qetë në Ballkan është Kroacia e cila zë vendin e 27-të nga 162 vende në total, ndërsa vjen Serbia në vendin e 46, Shqipëria 52 dhe Bosnje e Hercegovina 53.

Nga i gjithë Ballkani, vendi më i qetë është Sllovenia e cila ndodhet në vendin e 15-të listës, ndërsa pas saj vijnë Hungaria (22), Sllovakia (23), Rumania (26) Bullgaria (32) dhe Greqia në vendin e 61.

Vendi më i qetë në botë rezulton Islanda, ndërsa vendi më i paqëndrueshëm është Siria. Përsa i përket Europës vendet më të paqëndruehme janë Rusia dhe Ukraina.

Sipas kësaj liste, vendet më të qeta në botë janë: Islanda, Danimarka, Austria, Zelanda e Re, Zvicra, Finlanda, Kanadaja, Japonia, Australia dhe Republika Çeke. Pas tyre vijojnë Portugalia, Irlanda, Suedia, Belgjika, Sllovenia, Gjermania, Norvegjia, Butani, Polonia dhe Holanda.

Ndërsa vendet jo të qeta në botë janë: Siria, Iraku, Afganistani, Sudani Jugor, Republika e Afrikës Qendrore, Somalia, Sudani, Kongo, Pakistani dhe Koreja e Veriut.

Instituti për Ekonomi dhe Paqe, i cili ka publikuar raportin ka përdorur 23 kriteree për të dalë në këtë rezultat duke përfshirë nivelin e dhunës, nivelin e vrasjeve, jostabilitetin politik dhe numrin e vdekjeve në konfliktet e brendshme. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2015, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori