Maqedonia dënon sulmin terrorist në Paris
Ministria e Jashtme e Republikës ka dënuar sulmin terroristParis, duke thënë se dënon aktet terroriste dhe se solidarizohet me viktimat e sulmit.

Aktet e tilla barbare të cilat kanë për qëllim ta frikësojnë mendimin e lirë dhe vlerat e demokracisë i gjykojmë ashpër. Populli i Maqedonisë ngushëllon me popullin francez dhe familjet e viktimave në këto momente të rënda”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në këtë njoftim thuhet edhe se Nikola Popovski ka dërguar telegram ngushëllimi në adresë të homologut francez Loran Fabius./albeu.com/

Shtuar më 09/01/2015, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori