Maqedonia bllokon produktet shqiptare, Panariti: Sjellja e maqedonasve e papërgjegjshme (VIDEO)
Sikurse çdo vit, edhe këtë jave u përsërit fenomeni i bllokimit të perimeve
shqiptare nga shteti maqedonas në kufirin fqinj.
Lidhur me bllokimin e uperimeve
shqiptare ka reaguar
ministri i Bujqësisë, Edmond
Panariti, i cili ka thënë se veprimi i përsëritur është krejtësisht i papërgjegjshëm, pa baza, dhe për qëllime të dukshme proteksioniste.
"Diçka e papërgjegjshme është bllokazhi që po na bën Maqedonia. E maskuar në standardet fitosanitare është një masë haptazi proteksoniste", u shpreh
Panariti.
Ministri Panariti thotë se ai vetë dhe strukturat e shtetit shqiptar kanë ezauruar tashmë çdo përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët me palën maqedonase.
"Vetëm nga bllokimi i dy kamioneve ka humbje 25 mijë euro me një dërgesë. Imagjinoni çfarë dëmi i madh shkaktohet. Ndaj në këtë pikëpamje ne duhet të përgjigjemi.
Nuk është normale kjo, por brenda një logjike dhe arsyetimi shoh një lloj apatie dhe amullie, gati-gati të një shteti disfunksional. Jam përpjekur me qindra herë duke kërkuar arsyetim.
Analizat dolën të pastra dhe ndaj nuk ka asnjë lloj baze që të ulësh traun. Le të marrim masa simetrike dhe të ndalojmë edhe ne tranzitin e tyre, por nuk është kjo rruga
europiane. Rruga
europiane është rruga e arsyetimit, rruga e standardeve", u shpreh
Panariti për "Report TV".
Ai ka shtuar se veprime të njejta nga ana e Maqedonisë do të merren në shqyrtim nga një strukturë evropiane, vendimi i së cilës të zbatohet nga të dyja palët. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2016,
ora 15:38