Maqedonia banohet nga sllavo-maqedonas dhe shqiptarët
Pëlqej
Identiteti maqedonas ka marrë një tjetër shuplakë, ende pa u shuar debati lidhur me këtë temë, pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-së, Bejl, i cili i quajti maqedonasit popull sllav.

Ministri i Jashtëm i Suedisë dhe diplomati i BE-se me përvojë në Ballkan, Karl Bild është shprehur se Maqedonia është një shtet i banuar nga sllavo-maqedonas dhe nga shqiptarët.

“Ajo që më shqetëson më së shumti për momentin janë zhvillimet në Maqedoni, ku vërehen tensione mes komunitetit sllavo-maqedonas dhe atij shqiptar. Janë shënuar disa ngjarje të mëdha në Shkup, si kundërpërgjigje ndaj disa vendimeve gjyqësore kohëve të fundit. Vendi është ende jo-stabil në disa aspekte, dhe bllokimi i euro-integrimeve nga Greqia, fatkeqësisht, nuk e ndihmon situatën”, ka shkruar Bild, transmeton Alsat-M.

Diplomati suedez nuk e përmend aspak në shkrim termin "maqedonas". /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2014, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori