Maqedonia 100 mijë euro ndihmë Japonisë
Qeveria e Maqedonisë do të akordojë një fond prej 100 mijë euro si ndihmë për Japoninë e shkatërruar nga tërmeti dhe cunami i ditës së premte. Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë. Ministria e Jashtme do vazhdojë komunikimin me Ambasadën Japoneze në Vjenë, që është përgjegjëse për Maqedoninë, për të shqyrtuar edhe mundësinë e dërgimit të ndihmave të tjera humanitare.

Në një komunikatë të Qeverisë theksohet se me këtë xhest, Qeveria e Maqedonisë po tregon solidaritetin ndaj vendeve që po përballen me katastrofa të rënda natyrore. Sipas MPJ në Japoni, janë rreth 30 shtetas të Maqedonisë.

Nderkohe kjo Ministri rekomandon qytetarët që të mos udhëtojnë në Japoni gjatë ditëve të ardhshme.
Shtuar më 16/03/2011, ora 19:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori