MAQEDONI/ Votojnë 723 persona në vetizolim dhe me Covid-19
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në ditën e parë të zgjedhjeve parlamentare kur parashihet të votojnë të prekurit nga COVID-19 dhe ata që janë vetizoluar, nga 759 persona kërkesa e të cilëve ishte miratuar për të votuar sot, gjithsej të drejtën e votës e shfrytëzuan 723 votues.

Arsyeja që numri i përgjithshme i këtyre personave ndryshoi nga të dhënat e KSHZ-së që i njoftoi paradite është se ndërkohë janë përpunuar ankesa të reja dhe në bazë të ankesave janë miratuar kërkesa të reja për votim.

“Alsat-m” njofton se KSHZ nuk do të publikojë rezultate nga votimi i sotëm dhe votimi i nesërm por që do të bëhen të ditura vetëm numrat e pjesëmarrësve.


“Nga votimi i sotëm, publikojmë vetëm pjesëmarrjen, jo numrat. Fletëvotimet mbeten të mbyllura në zarfe, të cilat gjenden në kutitë e votimit. Kështu do të jetë edhe gjatë votimit të nesërm. Konfidencialiteti është i garantuar dhe nuk ka asnjë mënyrë për të hapur këto fletëvotime, e as të kontrollohet se kush për kë ka votuar. Të gjitha këto fletëvotime do të mbesin të mbyllura së bashku me fletëvotimet e 15 korrikut dhe të njëjtat nuk do të hapen deri në fund të procesit të votimit”, thuhet në joftim.

Në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të drejtë vote kanë një milion e 814 mijë e 263 qytetarë. Nesër do të votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, numri i të cilëve është 8.852, të burgosurit prej gjithsej 13 institucioneve ndëshkimore numri i të cilëve është 1.657 si dhe gjashtë persona të zhvendosur brenda vendit.


Po ashtu, në 17 shtëpi pleqsh të drejtën e votës pritet ta realizojnë 357 votues.
Shtuar më 13/07/2020, ora 23:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori