Maqedoni, ulen lindjet, plaket popullsia
Numri i fëmijëve të porsalindur po bie në mënyrë rapide. Shkollat po zbrazen dhe mbyllen, kurse popullata po mplaket.
Ky është konstatimi i dalë nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlatko Gjorçev, në tribunën e sotme të organizuar nga Instituti "Pavel Shatev", ku u tha se "Maqedonia po ballafaqohet me recesion demografik, më të rrezikshëm se ai ekonomik", njofton Zhurnal.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së ka theksuar se pikërisht rinia është ajo që çon ekonominë përpara.

"Nëse vazhdon ky tren demografik, llogaritë janë se në vitin 2050 në Maqedoni do të jetojnë rreth 300 mijë më pak qytetarë", ka theksuar Gjorçev.

Edhe ekspertët janë shprehur se të dhënat që publikohen nga Enti i Statistikave janë alarmante, ndërsa kanë apeluar deri tek institucionet që të përfshihen në mënyrë proaktive në përmirësimin e fotografisë demografike të Maqedonisë.
Të premten edhe kryeministri Nikola Gruevski ka bërë thirrje që çdo familje të ketë më së paku nga tre fëmijë. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2012, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori