Maqedoni-Turqi forcojnë bashkëpunimin
Në Ankara do të nënshkruhet sot marrëveshja e bashkëpunimit për punë, siguri sociale dhe punësim nga ministri i Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë Dime Spasov dhe kolegu i tij turk Faruk Çelik.

Marrëveshja do të nënshkruhet për bashkëpunim për krijimin dhe implementimin e politikave nga sfera e punës dhe sigurisë sociale, gjë e cila siguron edhe kushte më të mira jetesa për qytetarët të të dy vendeve në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori