“Tapë” në timon dhe dhunë në familje, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Gjashtë persona në kryeqytet janë arrestuar pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., 29 vjeç, pasi në rrugën “Frank Bardhi”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. P., 40 vjeç, pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit M. Ll.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•S. M., 50 vjeç, pasi në rrugën “Zgjimi”, në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

•G. D., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ndalimin e shtetasit E. H., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ll., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.59 mg/l.

Më datë 28.09.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen K. B., 24 vjeçe, sepse mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Butrinti”, në Kashar, ka shkuar me pretekstin për të lypur dhe më pas ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases I. K. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetases K. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 29.09.2020 08:36