Maqedoni, sulmohet një tjetër punonjës i shëndetësisë, këtë herë femër
Brenda dy ditësh, ka pas dy sulme ndaj punonjësve mjekësorë në vend. Mbrëmë në 20:50 minuta është sulmuar fizikisht një infermiere 60-vjeçare në Poliklinikën e Draçevës. Sulmuesi ka qenë një burrë 41-vjeçar, i cili mbase është pacient në stacionin atë poliklinikë.

“Më 06.09.2019 rreth orës 20:50 në SPB Shkup është raportuar se në poliklinikën Draçevë J.G. (41) e ka sulmuar fizikisht M.L. (60), infermiere. Pasi të dokumentohet çështja do të ngritët kallëzim përkatës kundër J.G.”, njofton MPB-ja.

Oda e mjekëve ka reaguar ashpër ndaj dhunës mbi personelin mjekësor, që është shpeshtuar kohët e fundit.

“Jemi të shqetësuar nga liria që pacientët e ndiejnë që të shprehin pakënaqësinë, padurimin, nervozizmin e tyre me dhunë si ndaj mjekëve ashtu edhe ndaj infermiereve dhe personelit spitalor. Oda e mjekëve po kërkon nga institucionet t’i mbrojnë punonjësit shëndetësor. Jo vetëm me mbrojtje policore.

I lusim pacientët tanë që më në fund ta shikojnë ligjin për të drejtat e tyre dhe të shohin që ata janë të detyruar edhe t’i respektojnë ata të cilët u ofrojnë ndihmë.

Mjekët me ligj janë shpallur persona zyrtarë, por kur i rrahin ose i gjuajnë me armë pushkatohen, kjo nuk ndihmon shumë. Bashkëpunëtorët e mjekëve nuk janë persona zyrtarë. Personat të cilët kujdesen për shëndetin e njerëzve të tjerë meritojnë respekt.

Oda e mjekëve kërkon që institucionet dhe pacientët t’u mundësojnë punonjësve shëndetësorë që të kryejnë punën e tyre pa frikë për jetën e tyre”, thuhet në komunikatën e odës së mjekëve.

Dje në spitalin e Tetovës familjari i një pacienti nga Reçica e vogël u sulmua një mjek, specialist i sëmundjeve të lëkurës i cili ka pësuar frakturë dhe është transferuar në Klinikën e neurokirurgjisë në Shkup. MPB-ja e ka pastruar çështjen dhe ka ngritur kallëzim penal kundër sulmuesit të mjekut.

“Sektori për punë të brendshme Tetovë sot (7.9.2019) ngriti kallëzim penal kundër AB (43) nga Reçica e Vogël -Tetovë dhe vëllai i tij L.B. (40) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuare se kanë kryer vepër penale “dhunë”, sipas nenit 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Ata dyshohen se më 6.9. 2019, në Repartin e sëmundjeve të lëkurës në spitalin klinik të Tetovës, mes orës 9 dhe 9:30, e kanë sulmuar fizikisht mjeku A.E. (45). A.B. dhe L.B. janë ndaluar dhe mbajtur në Stacionin policor Tetovë. Sot, ata do të sillen para gjyqtarit me kallëzim përkatës në procedurë paraprake në Gjykatën themelore të Tetovës, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Ndaj kësaj sjelljeje brutale dhe sulmeve gjithnjë e më të shpeshtë nga pacientët reagimi dhe dënimi kanë ardhur nga Oda e mjekëve, Shoqata e dermatovenerologëve dhe Sindikata e qendrës klinike të cilët propozojnë edhe masa parandaluese për mbrojtjen e personelit mjekësor.

“Ky sulm arrogant dhe brutal në prani të organeve të rendit publik tregon që përkundër të gjitha prononcimeve deklarative, Kartat dhe Deklaratat e nënshkruara dhe të shprehura në periudhën e kaluar me qëllim të parandalimit të incidenteve të tilla ose ato të izolohen, ato vazhdojnë edhe më tutje dhe janë me intensitet më të madh dhe më të shpeshta.

Është e qartë se mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë në shëndetësi nuk janë të mbrojtur mjaftueshëm dhe janë të ekspozuar ndaj incidenteve që e kërcënojnë jetën e tyre çdo ditë, realitet ky të cilin ata nuk e duan dhe nuk ndodh kundër vullnetit të tyre.

Sipas Sindikatës së qendrës klinike, ajo që mungon është parandalimi, që është minimal e në shumë nga institucionet e ISHP-së mungon plotësisht.


Tweet
Shtuar më 08/09/2019, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori