Maqedoni, sulmohet edhe treni
Mbrëmë vonë në hekurudhën Kumanovë në drejtim të kufirit me Serbinë është sulmuar me gurë një tren udhëtarësh.

Sipas njoftimit të policisë, sulmi me gurë ndaj trenit ndërkombëtarë ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhor "Karposh" në afërsi të fshatit Opajë, raporton Ina.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21.20, kur siç thuhet personat e panjohur kanë thyer tre xhama të trenit, ndërsa nuk ka pasur udhëtarë të lënduar.
Shtuar më 21/03/2012, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori