SFIDAT/ 8 skuadra “zbarkojnë” sot në fushë për përballjet

Ditën e sotme do të zhvillohen 4 sfida kryesore të kategorisë së parë në javën e 21.

Erzeni i vendit të dytë do të përballet me Pogradecin dhe dëshiron me çdo kusht fitoren në transfertë për të qenë në ndjekje të Bylisit të vendit të parë.

Besa do të përballet ndaj skuadrës së Vorës. Butrinti do të presë në shtëpi ekipin e Apolonisë. Tërbuni do të sfidojë në shtëpi skuadrën e Maliqit.

Ndeshjet e sotme:

BUTRINTI-APOLONIA  14:00

TËRBUNI-MALIQI  14:00

BESA-VORA  14:00

POGRADECI-ERZENI  14:00


Shtuar 27.02.2022 09:26