Maqedoni, shumica nuk ju beson partive politike
Çarshia e Shkupit
Anketa e re e Institutit për Demokraci në Maqedoni tregon se shumica e qytetarëve nuk i besojnë asnjë partie. Megjithatë, anketa sërish nxjerrë në avantazh partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI.

Sipas këtij sondazhi, në rast se tani do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 55, 1 për qind e qytetarëve nuk janë të përcaktuar për asnjë parti politike. Sa i përket preferencave për partitë politike, 20,1 për qind janë deklaruar për VMRO-DPMNE; 10,3 për qind për LSDM; 6,8 për BDI; 2,7 për qind për PDSH dhe 1,5 për qind për DR-në.

Sa i përket rejtingut dhe besimit tek politikanët, mbi 52 për qind e qytetarëve gjithashtu nuk kanë asnjë besim tek asnjë politikan në Maqedoni. Ndërsa, 20 për qind i besojnë kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski; 9,2 për qind për liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski; 6,6 për qind për kreun e BDI-së, Ali Ahmeti; 2,5 për qind për kreun e DR-së, Imer Selmani dhe 1,9 për qind për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Anketa e Institutit për Demokraci shpreh përkrahjen e gjërë të qytetarëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në rast të një referendumi për anëtarësim në BE, 77,9 për qind janë deklaruar pro hyrjes së vendit në BE, ndërsa 8,5 për qind janë deklaruar kundër.
Anketa është realizuar nëpërmjet telefonit në mbarë vendin duke u anketuar 1.112 qytetarë. (INA)
Shtuar më 08/10/2010, ora 22:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori