Maqedoni, shqiptarët mund të jenë çelësi i zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë
Mundësia e pjesëmarrjes së shqiptarëvebisedimet për zgidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, sipas njohësve të çështjeve politike dhe diplomatike Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin, do paraqiste një mundësi e gjetjes së një zgjidhje më të mirë të këtij problemi. Sipas tyre shqiptarët në këto takime do të paraqisnin “dëshmitarë të bisedimeve” dhe do të shmangnin emërtimet në baza nacionaliste duke reflektuar Maqedoninë si shtet multietnik, shkruan Portalb.mk.

“Nga bisedimet e deritashme është kuptuar se problemi qëndron me propozimet të cilat lidhen me karakterin dhe identitetin nacional të Maqedonisë, për të cilën me grekët nuk mund të diskutohet, prandaj shqiptarët në këtë raport do të paraqisnin edhe dëshmitarë të bisedimeve”, tha Ramadani.

Ai vlerëson se pjesëmarrja e shqiptarëvekëto bisedime do të nënkuptonte edhe dhënie e kontributit nga ato, e cila sipas tij do të arrihej “nëse këto bisedime largohen nga historia antike maqedonase ku disa emërtime, si aeroporti, do ta jepnin edhe shenjën e parë për këto ndryshime.

Në këtë rrjedhë, Ismet Ramadani thotë se edhe përmendoret historike do të duhet të shqyrtohen më vonë.

Edhe ish ambasadori i Maqedonisë, Nano Ruzhin për Portalb.mk vlerëson se përfaqësuesit shqiptarë do të mund të lehtësonin bisedimet dhe të kontribuojnë në zgjidhje efikase të çështjes së emrit, ngaqë siç shprehet ai, “një numër i madh i shqiptarëve janë të orientuar pro NATO-s”.

“Ata me mençurinë dhe konstruktivitetin e tyre mund ta orientojnë dialogun pozitivisht. Është e rëndësishme që diplomatëve ndërkombëtar t’ju tregohet se ne jemi një shoqëri multietnike dhe se nuk ka asnjë lloj diskriminimin ndaj asnjë etnie për çështje sociale, ekonomike dhe kulturore”, tha Ruzhin.
Shtuar më 04/07/2017, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori