Përfundon takimi mes klubeve të Serisë A, ky është vendimi

Klubet e Serisë A kanë mbajtur një video-konferencë këtë të premte ku kanë diskutuar idenë e presidentit të Lacios, Klaudio Lotito për rifillimin e stërvitjes.

Klubet vendosën të rrëzonin kërkesën e Lotitos për rifilliminm e stërvitjes së skuadrave qytetet e të cilave nuk janë prekur shumë nga koronavirusi.

Klubet nuk ishin dakort me presidentin Lotito dhe deklaruan se stërvitja duhet të fillojë për të gjitha skuadrat në të njëjtën kohë.

Ata folën gjithashtu dhe për pagat e futbollistët, duke vendosur që do të diskutohet në ditet e ardhshme më gjërë fakti nëse duhet të ndërpriten pagat e futbollistëve, gjë e cila do të lehtësonte klubet.


Shtuar 20.03.2020 18:29